fbpx

Syla citon një thënie latine, e lidh më Kurtin: Ruaju prej grekëve kur sjellin dhurata

HomeLajmeKosovë

Syla citon një thënie latine, e lidh më Kurtin: Ruaju prej grekëve kur sjellin dhurata

Gazetari Valon Syla ka folur për referendumin e mbajtur dje në Serbi dhe për kundërshtimin e institucioneve të Kosovës për t’u mbajtur edhe në territorin e Kosovës.

Syla në Pressing të T7 ka cituar një thënie të vjetër latine ku thotë “ruaju nga grekët kur të sjellin dhurata”.

Syla e ka lidhur këtë më kryeministrin Kurti për të cilin thotë se kjo ishte një dhuratë, ndërsa shton që mbetet të shihet se çfarë do të jap kryeministri.

“Një fjalë e vjetër latine thotë, ruju prej grekve kur të sjellin dhurata. Kjo është një dhuratë për zotrin Kurtin, te shohim çka po u jep Kurti me një fitore që e kishte, në kuptimin publik. Ndalimi i referendumit nuk do të thotë që nuk do të organizohet zgjedhjet në të ardhmen, pritet ta shohim”, tha Syla.

Ai këtë e ka quajtur shantazhim politik duke thënë se Kurti e ka ekspertizë, se nëse nuk je me Kurtin je me serbët, apo je kundër shqiptarisë.

“Sikur për targa që thonin i kemi hequr, sot në Mitrovicë të Veriut ka plot targa pa stikerska. Kjo është dicka që unë e quaj shantazhim patriotik që I bëhet Kosovës prej vitit 2014. Ku kurti e ka ekspertize, Nëse nuk je me Kurtin je me serbët, nëse nuk hyn në seancë ose nëse nuk e nënshkruan memorandumin e përbashkët ti je kundër shqiptarisë”, ka thënë Syla.

COMMENTS