fbpx

Sveçla viziton Bernjakun, nga atje thotë se Policia e Kosovës me përkushtim po përmbush detyrat e saj!

HomeLajmeKosovë

Sveçla viziton Bernjakun, nga atje thotë se Policia e Kosovës me përkushtim po përmbush detyrat e saj!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak, e cila ndodhet në veri të vendit.

Njoftimi i plotë i Sveçlës:

Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim./Gazetaforum.com