fbpx

Sveçla thotë se ka mungesë koordinimi në mes Policisë dhe Prokurorisë: “Ju jeni dëshmitarë..”

HomeLajmeKosovë

Sveçla thotë se ka mungesë koordinimi në mes Policisë dhe Prokurorisë: “Ju jeni dëshmitarë..”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti foli për një ngërç në komunikim dhe koordinim mes Policisë dhe Prokurorisë.

Sveçla e tha këtë pasi u pyet nëse projektligji për Prokurorinë Speciale, i miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë do të përfshijë edhe kthimin e Task-Forcës Anti-Korrupsion.

“Realisht, ju jeni dëshmitar të një ngërçi të komunikimit dhe koordinimit të shpejtë dhe efikas mes Policisë dhe Prokurorisë. Ne po mundohemi që në baza ditore këtë bashkëpunim ta ngrisim”, tha Sveçla.

“Qytetarëve nuk u intereson se cila instancë është përgjegjëse për çfarë, por duan drejtësi”, tha ai ndër tjerash.

x