fbpx

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje dhe në vazhdimësi po e kërcenojnë sigurinë e Kosovës

HomeLajmeKosovë

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje dhe në vazhdimësi po e kërcenojnë sigurinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi të martën se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë në rritje.

Ai tha se këto akte kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë.

Këto deklarata Sveçla i bëri në konferencë ndërkombëtare me temën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’.

“Përveç ekstremizmit të motivuar nga keqpërdorimi i religjionit që ka qenë prezent deri tani, forma tjera të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si e djathta ekstreme apo etnonacionalizmi janë në rritje. Këto akte kriminale po paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike në vend”, u shpreh ministri.

Tutje, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ballafaqohen me format e reja të ekstremizmit dhe terrorizmit.

“Në bazë të punës së deritanishme në luftimin e terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e këtij problemi, në trajtimin e çështjeve në parimet e bazuara të njeriut dhe nevojës për të qeverisur në një shoqëri pa dallim”, shtoi Sveçla.

“Republika e Kosovës ka qenë shumë aktive në marrjen e masave në parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit. Për t’u ballafaquar me ekstremizmin dhe terrorizmin Kosova ka përdorur dy qasje kryesore, që përfshinë hetimin, arrestimin dhe dënimin e atyre që janë bashkuar në konflikte të huaja përkrah organizatave terroriste”.

x