fbpx

Sveçla: S’po e implementojmë marrëveshjen e 2011, atë e kemi rrëzuar ne

HomeLajmeKosovë

Sveçla: S’po e implementojmë marrëveshjen e 2011, atë e kemi rrëzuar ne

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se ata nuk po implementojnë marrëveshjen e 2011, e cila është nënshkruar nga dikush tjetër.

Sipas tij, ajo marrëveshje ka rënë nga presioni që i ka bërë Qeveria e Kosovës.

“Krejt cka ka ndodh është se Serbia është pajtu me i hjek fletë hyrje daljet. Nuk ka tekst të marrëveshjes 2011. Nuk është duke u implmentu marrëveshja e vitit 2011, ajo ka ra për shkak të presionit tonë, tashmë s’ka nevojë për atë marrëveshje fare, as për implementimin e saj as për ndonjë marrëveshje tjetër. Realisht, shumë thjesht, Serbia nuk do t’i emitojë fletë hyrje daljet”, tha Svecla.

Sveçla thotë se është qesharake të thuhet se Qeveria e Kosovës po implementon një sukses të dikujt tjetër.

“Marrëveshja e 2011 flet për emitimin e dy anshëm të këtyre fletave. Marrëveshja që për 11 vjet nuk është implement. Është qesharake të thuhet me thonë se kinse ne po e implmentojmë një sukses të dikujt tjetër të asaj kohe. Nuk do të implementohet marrëveshja e 2011”, tha ai në RTK.

x