fbpx

Sveçla sërish në Jarinjë e Bërnjak: Siguria vazhdon të mbetet prioritet

HomeLajmeKosovë

Sveçla sërish në Jarinjë e Bërnjak: Siguria vazhdon të mbetet prioritet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Ai tha se nga kjo vizitë pa motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor, të cilët sipas tij, po vazhdojnë angazhimet e tyre për rend, siguri e mbrojtje.

“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai tha se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete duke garantuar sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.