fbpx

Sveçla në Jarinjë: Vendosmëria e zyrtarëve për sundim të ligjit, garanci për sigurinë

HomeLajmeKosovë

Sveçla në Jarinjë: Vendosmëria e zyrtarëve për sundim të ligjit, garanci për sigurinë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qëndruar gjatë ditës së shtunë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, duke vlerësuar lart vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve për ruajtjen e sigurisë.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, Sveçla thekson se vendosmëria e zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Kosovës, janë garanci për ruajtjen e sigurisë në vend.

“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ministri i Brendshëm në Facebook.

Sveçla ditë më herët kishte vizuar edhe pikë kalimin kufitar në Bërnjak, pas situatës së tensionuar në veri që kulmoi me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës shkaku i vendimit të Qeverisë për konvertimin e targave ilegale në RKS.