fbpx

SuperBayerni i Europës

HomeSportSporti ndërkombëtar

SuperBayerni i Europës

Bayern Munich ka fituar supërkupën e Europës duke mposhtur Sevillën më shumë vështirësi. Bavarezëve ju deshën të luajnë 120 minuta që ta fitojnë Kupën e Europës

Bayern Munchen ka arritur fitore kundër Sevillas duke e mposhtur më shumë vështirësi pas shtesave në Puskas Arena të Budapestit në Hungari.

Sevilla ishte më e mirë në fillim të pjesës së parë dhe kaloi në epërsi me anë të një penalltie të dyshimtë që u dha për ta.

Ata kaluan në avantazh në minutën e 13-të ku penalltinë e fituar në gol e shndërroi Lucas Ocampos.

Bayernit ju deshën 11 minuta për ta barazuar rezultatin dhe atë e arritën në minutën e 34-të me një gol të bukur të Leon Goretzkas.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Bayernin, madje Robert Leëandoëski arriti që të shënoi gol në minutën e 51-të, por që goli u anulua.

Por, minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Sevillës, madje fituesit e Europa Ligës ishin shumë afër shënimit të golit ku En-Nesyri u gjend ballë për ballë Neuerit por nuk arriti që të shënoi pasi portieri gjerman mbrojti goditjen e tij.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Edhe në pjesën e parë të vazhdimeve Sevilla kishte disa mundësi për shënim por Bayern tregohet cinik dhe shënon gol në minutën e 104 me anë të Xavi Martinez.

Në fund Bayerni arrin që ta fitojë Super Kupën e UEFAsë duke vënë në vitrinën e tij edhe një trofe për këtë vit.

COMMENTS