fbpx

Super paraqitje e Bad News Eagles në fitoren e madhe kundër ekipit brazilian (Video)

HomeLajme

Super paraqitje e Bad News Eagles në fitoren e madhe kundër ekipit brazilian (Video)

Bad News Eagles arriti të fitoj kundër ekipit brazilian MIBR, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku e presin ekipet më të mira botërore.

Ekipi shqiptar të udhëhequr nga kapiteni i tyre Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, kanë shënuar një tjetër fitore historike sot sa i përket lojës së CS:GO, me çka gjatë këtë round e mbyllen me 3 fitore e dy humbje, që ua jep mundësinë të shkojnë në çerekfinale ku bNE do të ndeshet me super ekipet e kësaj loje.

Në Video më poshtë gjeni komentimin e komentatorit eksellent Mr. Xhoci i cili në momentet finale, i emocionuar tej mase e gjuan edhe mikrofonin dhe më pastaj vazhdon me perlat e tij të zakonshme të komentimit, e me të cilat ia shton bukurinë kësaj loje.

Fitorja e tyre kundër ekipit brazilian e cila u ndoq nga më shumë se 250 mijë shikues, përcolli emocione të mëdha.

Paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por lojtari më i vlefshëm i ndeshjes u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, me 75 eliminime dhe 58 vdekje, me vlerësimin nga HLTV 1.44.

Por statistika të mira gjatë ndeshjes patën i gjithë ekipi i Bad News Eagles, më poshtë i gjeni statistikat e të pesë lojtarëve gjatë ndeshjes kundër ekipit MIBR:

Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 75 eliminime, 58 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.41.

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 61 eliminime, 60 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.10.

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 50 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.08.

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 47 eliminime, 45 vdekje, vlerësimi nga HLTV 1.02.

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 51 eliminime, 50 vdekje, vlerësimi nga HLTV 0.94./Telegrafi

COMMENTS