fbpx

Sulmohet një polic serb i Kosovës pasi kishte tabelat RKS, Sveçla i drejtohet Vuçiçit: “Ndalo se mbeshteturi aktet..”

HomeLajmeKosovë

Sulmohet një polic serb i Kosovës pasi kishte tabelat RKS, Sveçla i drejtohet Vuçiçit: “Ndalo se mbeshteturi aktet..”

Ministri i Punëve të Brendsheme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se tendencat e frikes vazhdojnë, pasi sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën me targa legale RKS.

Ai tha se kjo është një ftesë e hapur për të luftuar instuticionet e Kosovës.

“I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së”, shkroi ai në Twitter.

x