Connect with us

Kosovë

Sulmohet një i mitur në fshatin Suhadoll të Mitrovicës

Publikuar

me

Në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor.

Sipas ankuesit të moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, derisa ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll, është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar.

“Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në komunikatë.

Reklama