Sulmohet me tulla autobusi i turistëve rusë në Shkup

HomeLajmeMaqedoni e veriut

Sulmohet me tulla autobusi i turistëve rusë në Shkup

Një autobus, pronë e një autotransportuesi nga Serbia, që po transportojnë turistë rusë, është sulmuar dhe plaçkitur në Shkup, mëngjesin e sotëm rreth orës 7.

Autobusi ishte parkuar natën e kaluar në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa turistët dhe shoferi kishin shkuar në hotel.

Raportohet se fillimisht drejt mjetit u hodhën tulla e pas thyerjes së xhamave, keqbërësit u futën brenda dhe morën çfarë gjeten,

Policia që doli në vendngjarje konfirmoi se ne autobus u gjetën edhe gjurmë gjaku.

Menaxheri i mjetit transportues tha se turistët ishin shtetas rusë që po bënin një vizitë nëpër Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

COMMENTS