fbpx

Sulmi seksual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale

HomeLajmeKosovë

Sulmi seksual në qendër të Pejës, viktima publikon videon: Jam në gjendje të rëndë emocionale

Alpinistja Mrika Nikçi ka bërë të ditur se ka qenë viktimë e sulmit seksual nga një person, që siç mëson Sinjali, ai është Flori Beqiraj, për të cilin ajo thotë se është anëtar i një familje të njohur nga qyteti i Pejës.

Sipas Nikqit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Vajza që ka publikuar videon ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale.

“Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt. Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar.

“Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, ka shkruar në fund Nikqi.