fbpx

Sulmi ndaj TIMS, Rama: Shqipëria rezistoi më së miri, nuk humbi asnjë të dhënë

HomeLajmeShqiperi

Sulmi ndaj TIMS, Rama: Shqipëria rezistoi më së miri, nuk humbi asnjë të dhënë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se nuk është humbur asnjë e dhënë serioze pas sulmit kibernetik të radhës, kësaj here ndaj sistemit TIMS.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!

Dhe përtej cinizmit e përqeshjeve tipike të klubit të madh të thashethemeve digjitale, ushqyer nga ulëritës profesionistë dhe kinse strategë marrëdhëniesh ndërkombëtare, Shqipëria teknikisht ka rezistuar më së miri, ndërsa politikisht ka bërë një investim tejet të dobishëm”, shkruan Rama.

x