fbpx

Sulm “masiv” me dronë në Flotën Ruse të Detit të Zi! Rusia akuzon Britaninë e Madhe

HomeLajmeBota

Sulm “masiv” me dronë në Flotën Ruse të Detit të Zi! Rusia akuzon Britaninë e Madhe

Ukraina ka kryer një sulm “masiv” me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia.

Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime, shkruan BBC.

Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës – dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.

Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.

Sulmi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt.

Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.

Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi.