fbpx
HomeLifestyleShendetësi

Sukses në testimin e vaksinës “Moderna”, vullnetarët krijuan imunitet të mjaftueshëm ndaj Covid-19

Rezultate shumë premtuese kanë dhënë testet e vaksinës që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga firma farmaceutike “Moderna”. Drejtuesit e kësaj firme publikuan për mediat rezultatet e fazës së parë të testimit tek njerëzit, ku rezulton se vaksina nxit krijimin e imunitetit të mjaftueshëm për të penguar infektimin me Covid-19.

Testimet u kryen tek dy grupe me nga 10 persona. Pjesëtarët e grupit të parë i përkisnin grupmoshës nga 56-70 vjeç ndërsa të grupit të dytë mbi 71. Vullnetarëve ju injektuan nga 2 doza 100 mikrogramëshe për një periudhë kohore prej 28 ditësh.

Përveçse krijoi imunitet të mjaftueshëm, trupi i tyre nuk paraqiti efekte anësore serioze. Disa nga vullnetarët shfaqën shenja të tilla si ethe, dhimbje koke, temperaturë e lodhje, por që u kuruan brenda dy ditëve.

Në fund të muajit të kaluar, “Moderna” nisi fazën e tretë të testimit ku përcaktohet kohëzgjatja e imunitetit të krijuar nga vaksina. Parashikohet që përmes proceseve të përshpejtuara vaksina të hidhet për përdorim në fillim të vitit të ardhshëm.

Administrata Trump i ka dhënë firmës 2.5 miliardë dollarë, ku përfshihet edhe marrëveshja për 100 milionë doza. Çmimi për dozë parashikohet të jetë 37 dollarë.

COMMENTS

x