Të gjitha kufizimet kundër Covid-19, në Suedi do të hiqen më 9 shkurt.
Qeveria do ta shpallë vendimin nesër në një konferencë për media, raporton expressen.
Suedia po ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë dhënë të njëjtin mesazh.
Përhapja e infeksionit është ende e lartë në Suedi, mirëpo, vendimi është bazuar në faktin se gjendja në shëndetësi konsiderohet e qëndrueshme.