fbpx

Studimi: Koronavirusi mund të shkaktojë diabetin e tipit 1 tek fëmijët

HomeLifestyle

Studimi: Koronavirusi mund të shkaktojë diabetin e tipit 1 tek fëmijët

Hulumtuesit kanë frikën se Covid-19 mund të çojë deri tek diabeti i tipit 1 tek fëmijët.

Akademikët e Kolegjit Imperial në Londër kontrolluan se si koronavirusi reagonte tek fëmijët e infektuar që po merrnin trajtim në pesë njësi pediatrie, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Përreth 30 fëmijë u diagnostikuan me diabetin e tipit 1 përgjatë periudhës 23 mars- 4 korrik, gjetën hulumtuesit.

Ata thanë se ekziston një mundësi dy herë më e madhe që fëmijët të diagnostikohen me gjendjen shëndetësore pas infektimit me virusin korona.

Ekspertët thonë se Covid-19 mund të sulmojë qelizat në pankreas, të cilat luajnë rol vital në prodhimin e insulinës. /Lajmi.net/

COMMENTS

x