Studim: Ky ilaç mund të shpëtojë jetën e të infektuarve me COVID-19

HomeLifestyleShendetësi

Studim: Ky ilaç mund të shpëtojë jetën e të infektuarve me COVID-19

Sipas një studimi të hershëm, steroidët e lirë mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të prekur nga koronavirusi, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjetjet e reja tregojnë se 8 jetë mund të shpëtohen për çdo 100 pacientë të trajtuar.

Studiuesit thanë se gjetjet ishin mbresëlënëse, por sipas tyre, steroidet nuk ishin një kurë për koronavirus. Në qershor, prova e Rimëkëmbjes në Mbretërinë e Bashkuar gjeti ilaçin e parë – një steroid i quajtur deksametazon – që mund të shpëtojë jetën e pacientëve të sëmurë rëndë nga ky virus.

Studimi i fundit mbledh të gjitha provat klinike që përfshijnë steroidë te pacientët me koronavirus në të gjithë botën. Ai konfirmon veprimet e deksametazonit dhe se një tjetër steroid, hidrokortizoni, që është po aq efektiv.

“Në fillim të vitit, nganjëherë dukej gati e pashpresë duke ditur se nuk kishim trajtime specifike. Ishte një kohë shumë shqetësuese, megjithatë më pak se gjashtë muaj më vonë kemi gjetur prova të qarta dhe të besueshme në provat klinike me cilësi të lartë se si mund ta trajtojmë këtë sëmundje shkatërruese”, tha Prof Anthony Gordon, nga Imperial College në Londër.

COMMENTS

x