Studim i ri: Konsumimi i alkoolit dëmton trurin, zemrën dhe mëlçinë

HomeLifestyleShendetësi

Studim i ri: Konsumimi i alkoolit dëmton trurin, zemrën dhe mëlçinë

Konsumimi i çfarëdo sasie të alkoolit ka një efekt toksik në organet tona, sugjeron një studim i ri.

Një ekip studiuesish në Universitetin Imperial të Londrës ka analizuar rezonancat magnetike të afro 10,000 personave të moshës 40-69 vjeç për të parë nëse ekziston një “nivel i sigurt” i konsumimit të alkoolit.

Studimi, i botuar në revistën eLife Sciences, zbuloi se konsumimi i alkoolit, madje edhe nën kufirin aktual të rekomanduar, shkakton ndryshime patologjike, strukturore dhe funksionale në tru, zemër dhe mëlçi.

Studiuesit thonë se konsumimi i tepërt i alkoolit është një faktor i njohur i rrezikut për rritjen e dhjamit të mëlçisë, shkruan The Independent, transmeton klankosova.tv.

Ata thanë se gjetjet e tyre ishin në përputhje me një studim të mëparshëm të vitit 2011 i cili kishte gjetur se konsumi i moderuar i verës së kuqe për tre muaj rresht rrit yndyrën në mëlçi.

“Rezultatet tona lënë të kuptohet se nuk ka një “prag të sigurt” nën të cilin alkooli nuk ka efekte toksike”, thanë autorët e studimit, duke shtuar se udhëzimet aktuale për dozat e rekomanduara të alkoolit “mund të kenë nevojë të rishikohen”.

John Holmes, profesor dhe zëvendësdrejtor i Grupit të Kërkimit për Alkoolin në Sheffield, tha se studimi ofron prova se konsumimi i sasive të vogla të alkoolit nuk është krejt pa rreziqe./klankosova.tv

COMMENTS