Një student japonez kishte gjetur një metodë të pazakontë që të solidarizohet me popullin ukrainas.

Me rastin e diplomimit, studenti japonez që vijoi studimet në Universitetin Kyoto, ishte shfaqur gjatë ceremonisë i veshur sikurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Në fakt ai kishte bërë edhe frizurën shumë të ngjashme me atë të Zelenskyt, duke bërë që të fitojë vëmendje gjatë paraqitjes në ceremoni.

Ai mante në dorë fotografinë e presidentit ukrainas, e ngjashmëria e tij me liderin e shtetit evropian, habiti shumë japonez.

Ishin edhe gjestikulacionet dhe lëvizjet që i bënte që ngjanin vërtetë me ato të Zelenskyt./Telegrafi