fbpx

Stoltenberg nesër takohet me Erdogan: Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO

HomeLajmeBota

Stoltenberg nesër takohet me Erdogan: Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, tha se është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO.

Stoltenberg pritet të bisedojë nesër me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancë, duke i akuzuar për mbrojtjen, ndër të tjera, edhe luftëtarët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.

“Unë e kuptoj shqetësimin tuaj”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

“Ne kishim pak shpresa me ish-qeverinë suedeze, por qeveria e re është e vendosur për këtë çështje, tha ai dhe konfirmoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të vizitojë Ankaranë më 8 nëntor me ftesë të presidentit turk.

Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, e cila duhet të miratohet unanimisht. Pranimi i tyre ende nuk është ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia./Euronews.al