fbpx

Stoltenberg flet me presidentin polak, thotë se NATO po monitoron situatën dhe pret që të gjitha faktet të vertetohen

HomeLajmeBota

Stoltenberg flet me presidentin polak, thotë se NATO po monitoron situatën dhe pret që të gjitha faktet të vertetohen

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi dyshohet se raketat ruse kanë sulmuar Poloninë, anëtar i NATO-s.

Stoltenberg ka bërë të ditur se ka folur me presidentin polak, Andrzej Duda, teksa i ka shprehur ngushëllime për humbjet e jetëve.

Ai bëri të ditur se NATO po monitoron situatën, teksa shtoi se është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen.

“Fola me Presidentin Duda për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.