fbpx

Stërvitje ushtarake në Detin Adriatik, kryqëzori amerikan lundron me anijet e Rojes Bregdetare

HomeLajmeBota

Stërvitje ushtarake në Detin Adriatik, kryqëzori amerikan lundron me anijet e Rojes Bregdetare

Të mërkurën e 26 tetorit kryqëzori USS Leyte Gulf bashkë me anijet e Rojes Bregdetare shqiptare kanë zhvilluar manovra në detin Adriatik.

Kjo stërvitje vjen në frymën e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë si aleate e NATO-s dhe në kuadër të aktivitetit Neptune Strike 22.

NEST 22.2 është aktivitet i NATO-s për të integruar aftësitë e nivelit të lartë të luftës detare në grup dhe për të mbështetur mbrojtjen e aleancës në Evropë.