Dardanët nuk kursejnë dashurinë e tyre ndaj lojtarëve të Kosovës as në kohë pandemie.
Një grup tifozësh nga tifo-grupi Dardanët kanë dalur për t’i pritur lojtarët e Kosovës, të cilët sot zhvilluan seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Greqinë, përcjell lajmi.net.
Në kohën kur kaloi autobusi me lojtarët, shumë fishekzjarre u ndezën nga Dardanët, për pritje sa më të ngrohtë ndaj lojtarëve.
https://www.facebook.com/dardanetks/videos/365903194572479/
Kosova dhe Greqia përballen nesër, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Ndeshja do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve./Lajmi.net
COMMENTS