fbpx

Stano konfirmon takimin e ardhshëm Bislimi – Petkoviq

HomeLajmeKosovë

Stano konfirmon takimin e ardhshëm Bislimi – Petkoviq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se të dy kryenegociatorët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.

Ai ka thënë në konferencën për media të mërkurën se BE-ja pret nga dy shtetet që në frymë evropiane të dalin nga situata, që sipas tyre, paraqet krizën më të madhe ndër vite mes dy shteteve.

“Mund të konfirmoj se i kemi ftuar të dy kryenegociatort dhe mund të konfirmoj se kanë kthyer përgjigje se do të vijnë. Do të kemi takim me ta. Qëllimi është i njëjtë që më në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, ka thënë Stano në konferencën për media.

Ai ka thënë se zakonisht pasi të ketë pajtim mes kryenegociatorëve, takimet përcillen nga takime në nivele të larta.

Stano e ka cilësuar krizën aktuale, “si më të madhen që është parë ndër vite” në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.