fbpx

Sportistëve elitarë dhe klubeve të kualifikuara në Evropë u lejohen stërvitjet

HomeSport

Sportistëve elitarë dhe klubeve të kualifikuara në Evropë u lejohen stërvitjet

Bordi Këshillëdhënës për COVID-19 ka miratuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës që të lejojë stërvitjet për sportistët elitarë që kanë siguruar normë olimpike dhe për ata që kanë gjasa të sigurojnë normën. Po ashtu janë lejuar stërvitjet për klubet që kanë siguruar kualifikimin në garat evropiane.

Bordi Këshillëdhënës për COVID-19, që kryesohet nga mikrobiologu Lul Raka, në mbledhjen e fundit ka miratuar kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për të lejuar stërvitjet për sportistët elitarë dhe klubet që kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropë.

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë ndaluar aktivitetet sportive, përjashtim bëjnë vetëm disa nga sportet individuale.

Por KOK-u ka kërkuar të lejohet stërvitja edhe te sportet tjera. Bordi ka miratuar kërkesën. Sportistëve elitarë është rekomanduar testime të rregullta për COVID-19.

“Lejohet stërvitja e sportistëve të përzgjedhur elitarë (6 nga ta janë me normë olimpike) dhe sportistëve që kanë gjasa reale për të siguruar normën olimpike. Stërvitjet organizohen nën masë të zbatimit të protokollit të MSH-së për parandalimin e COVID-19. Për mbarëvajtjen, përgjegjësinë e mbartin federatat, klubet dhe vet sportistët. Sportet e kësaj kategorie elitare që lejohen për stërvitje janë: xhudo, mundja, karate, boks, atletika dhe noti. Këshillohen garuesit që të kryejnë testime të rregullta. Lejohet stërvitja e klubeve të kualifikuara në Evropë si futbolli, futsalli, hendbolli, volejbolli. Sportet individuale janë lejuar me vendimin e fundit të Qeverisë. KOK-u ka sjellë listën e detajuar të këtyre sporteve”, thuhet nga Bordi Këshillëdhënës për COVID-19.

COMMENTS