fbpx

Spiunazhi rus në Kosovë, Shqipëri e Ballkan, ajo çfarë dihet

HomeLajmeRajoni

Spiunazhi rus në Kosovë, Shqipëri e Ballkan, ajo çfarë dihet

Të shtunën e 6 korrikut një gazetare ruse e dedektuar nga shumë vende si spiune e inteligjencës ushtarake ruse, Daria Aslamova, u ndalua në Kosovë, derisa po provonte të hynte nga Serbia në pikën kufitare në veri.

Informacionin e publikoi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili nuk dha shumë detaje, pos që e ndërlidhi ardhjen e saj me tensionet e fundit në veri dhe sulmet e vazhdueshme kundrejt policisë së Kosovës që po ndodhin atje.

Por, Aslamova nuk është spiunia e parë ruse që zihet në Kosovë.

Madje, rastet e mëparshme ishin shumë më shqetësuese.

Në maj të vitit 2019 Qeveria e Kosovës kishte shpallur persona non grata, Mikhail Krasnoshchenkov, një zyrtar i misionit të UNMIK-ut formalisht, por realisht një agjent rus.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’. Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019”, kishte njoftuar atëherë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Krasnoshchenkov, ditën kur Policia e Kosovës kishte realizuar aksion në pjesën veriore të vendit, kishte bllokuar rrugën duke penguar ata të kryenin operacionin policor. Aty edhe ishte arrestuar.

Madje, në automjetin e tij të UNMIK-ut ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drunjtë për t’i bllokuar rrugët.

Po në të njëjtin vit, edhe dy gra të tjera ruse, ishin dyshuar për spine të infiltruara në Kosovë.

Në njërin rast bëhet fjalë për Jana Minochkina, e cila ishte zënë duke vjedhur në një lokal veshjesh në Prishtinë.

Jana Minochkina

Ajo punonte për një program të Kombeve të Bashkuara, por të dhënat nga institucionet e sigurisë kishin sugjeruar se bëhet fjalë për një spiune. Minochkina është e martuar me një shqiptar nga shqipëria. Për shkak se kishte imunitet si zyrtare e UNMIK-ut, organet e Kosovës s’kishin mundur ta çonin më tejë rastin.

Situatë tjetër është ajo me Julia Genadievna Luchevnikova, e cila ishte raportuar nga qytetarët, pasi ishte identifikuar duke bërë fotografi të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar ishin shpallur edhe dy rusë të tjerë si persona të padëshirueshëm në truallin e Kosovës.

Këtë herë njoftimin e kishte dhënë Presidentja, Vjosa Osmani.

Denis Vangerskiit dhe Alexey Krivosheevit ishin dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë.

Arsyeja e dëbimit të tyre ishte “cenimi i sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetutës të Republikës së Kosovës”.

Rasti më i freskët ishte ai i ditës së fundit të vitit të kaluar, kur Ministrja e Punëve të Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla, pati njoftuar se listës non grata i është shtuar një tjetër rus.

Edhe këtë herë, ai spiunonte nën petkun e zyrtarit të UNMIK-ut.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Gërvalla.

Më vonë do kuptohej se bëhej fjalë për Andrey Nikolaevich Antonov.

Andrey Nikolaevich Antonov

Antonov ka qenë i angazhuar në zmadhimin e elementit pro-rus në bllokadat që ishin bërë në veri të Kosovës në shtator të 2021-së, kur serbët po kundërshtonin masat për reciprocitet me targa.

Zyrtari rus Antonov për herë të parë në Kosovë kishte ardhur në vitin 2001, si pjesë e misionit me policisë ruse, i cili kishte qëndruar vetëm rreth një vit. Më pas, ai ishte kthyer në vitin 2005 deri në vitin 2008, për t’u vendosur përfundimisht në vitin 2011 për të jetuar në Graçanicë më bashkëshorten e tij Natasha.

Këto janë vetëm disa nga rastet që dihen, por siç kishte thënë një herë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, “zyra e UNMIK-ut në Veri më shumë i shërben inteligjencës së spiunazhit rus, sesa OKB-së”.

Shqipëri

Rasti i fundit është ai i të martës së 29 qershorit kur në mediat shqiptare doli njoftimi që dy shtetas rusë, Georg Budanov dhe Vladislav Cherkasov, janë nën hetim për dyshime të lidhura me spiunazhin rus.

Ata vazhdojnë të hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Budanov hyri në Shqipëri më 1 mars, si një biznesmen që kish shprehur interes për investimet në Vlorë.

Mirëpo, Bodanov-i, qëndroi në Orikum gjatë kohës që po zhvillohej Stërvitja “Defender Europe 21”. Kjo e fundit, një bashkërendim i forcave ushtarake amerikane dhe atyre shqiptare.

Më datën 10 maj, rusi u dëbua me argumentimin se nuk i përmbushte kushtet e qëndrimit në Shqipëri.

Cherkasov-i ndërkaq, shkeli në Shqipëri në datën 12 maj, përmes pikës së kalimit në Muriqan. Ky i fundit zotëronte një dron, të cilin nuk ia lanë që ta merrte me vete në Shqipëri.

Tre ditët e tij të qëndrimit, u mbajtën nën vëzhgim. Çdo lëvizje dhe takim i tiji, janë referuar në prokurori.

Vëzhgimet janë kryer nga antiterrori, ndërsa ai ishte akomoduar në një hotel lukzos në Tiranë, me një mjet të rremë identifikimi.

Më pas, rusi u zhvendos drejt Durrësit ku qëndroi tre ditë. Ajo që pasoi, ishte largimi i tij nga Shqipëria.

Ballkani në ‘hijen’ ruse

Në tetor të vitit 2016, autoritetet malazeze zbuluan një komplot të kurdisur nga ultranacionalistët serbë dhe oficerë komplotues të sigurisë për të përmbysur qeverinë malazeze.

Sipas prokurorëve, ata vepruan në bashkëpunim me dy agjentë të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse (GRU), Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Të dy u dënuan në mungesë në maj 2019.

‘Bellingcat’ dhe ‘The Insider’ vërtetuan se “Popov” (emri i vërtetë Vladimir Moiseev) vizitonte shpesh Bullgarinë në 2014, ndoshta duke u përgatitur për sulmin kundër Emilian Gebrev.

Agjentët rusë gjithashtu u përpoqën të ndërhynin në përpjekjet e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për emrin.

Në korrik 2018, disa javë pasi u nënshkrua “Marrëveshja historike e Prespës” për zgjidhjen e çështjes, Athina dëboi dy diplomatë rusë për nxitje të kundërshtimit ndaj marrëveshjes në rajonet veriore.

Masa erdhi pavarësisht nga fakti se ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras kishte refuzuar të bënte të njëjtën gjë edhe në çështjen Skripal.

Në të njëjtën kohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, drejtoi gishtin drejt një biznesmeni greko-rus për pagimin e nacionalistëve sllavë maqedonas për të sulmuar marrëveshjen e Prespës.

x