fbpx

Spektakël në tribuna dhe në parket, Peja merr fitoren e parë në Ligën Ballkanike

HomeLajme

Spektakël në tribuna dhe në parket, Peja merr fitoren e parë në Ligën Ballkanike

Peja ka marrë fitoren e parë në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur skuadrën ukrainase Budivelnyk me 10 pikë diferencë.

Pas 40 minutave lojë rezultati në semafor ishte 81:71 në të mirë të skuadrës kosovare.

Ka qenë një spektakël basketbolli në Pejë, ku palestra Karagaqi ishte e stërmbushur dhe me një atmosferë fantastike.

Çereku i parë i takoi vendasve me 10 pikë diferencë 26:16, derisa të dytin e fituan mysafirët nga Ukraina me 11 pikë 15:26 duke shkuar në pushim me epërsi 41:42.

Edhe çerekun e tretë e fituan mysafirët me rezultat 17:22 dhe ngritën epërsinë e tyre në gjashtë pikë.

Por në çerekun e fundit dhe atë vendimtar pejanët ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat 23:7 dhe në fund morën fitoren me rezultat të përgjithshëm 81:71.

Ndeshjen e ardhshme skuadra pejane e luan përsëri në shtëpi, pasi presin ekipin izraelit Hapoel Beer Sheva./Telegrafi