fbpx

Spektakël në Arktik, tre nëndetëse bërthamore ruse dalin njëkohësisht nga akulli (video)

HomeKuriozitete

Spektakël në Arktik, tre nëndetëse bërthamore ruse dalin njëkohësisht nga akulli (video)

Tre nëndetëse ruse dolën njëkohësisht nga poshtë akullit në atë që përshkruhet si “manovra e parë e këtij lloji në histori”.

Gjatë manovrave spektakolare, të cilat u zhvilluan në Tokën Franz Josef, një arkipelag i vendosur në veri të Rusisë, nëndetëset ishin të vendosura në një distancë rreth 300 metrash nga njëra-tjetra.

Trashësia e akullit, shpjegojnë mediat ruse, është rreth 1.5 metra, temperatura -30 gradë dhe erërat arrijnë 32 metra në sekondë.

COMMENTS