fbpx

Sot zhvillohen katër ndeshje interesante në Ligën e Evropës

HomeSport

Sot zhvillohen katër ndeshje interesante në Ligën e Evropës

Liga e Evropës ka në orar të zhvillojë katër ndeshje interesante sot (e enjte) në kuadër të takimeve të fazës së 1/8-tës.

Dje (e mërkurë) rifillojë futbolli i Ligës së Evropës pas një pauzë më të gjatë se tre muaj shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Interi, Manchester Unitedi, Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë klubet e para që tashmë kanë siguruar kalimin në çerekfinale, pasi ishin më të fortë se rivalët.

Kalimin tutje në çerekfinale të garës së dytë më të fortë ekipore evropiane do ta kërkojnë sot edhe katër skuadra tjetër për të kompletuar tetëshen.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Sevillës dhe Romës, e cila zhvillohet Schauinsland-Reisen-Arena të Duisburgut, ku fituesi i këtij takimi kalon tutje, pas vetëm një ndeshje të zhvilluar.

Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e përballjes mes Olympiacos dhe Wolves, e cila gjithashtu zhvillohet sot në Angli dhe favorit janë Ujqit pas barazimit 1-1 në takimin e parë në Greqi.

Ndeshjet dhe oraret

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Bayer Leverkusenit dhe Rangers në BayArena, ku favorit janë klubi gjerman pas fitores 3-1 në Skoci, ndërsa fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Interin në çerekfinale.

Takimi i fundit i kësaj dite dhe kësaj faze është ai në mes të Baselit dhe Eintracht Frankufurt që zhvillohet në St. Jakob-Park dhe klubi zviceran është favorit pas fitores 3-0 në Gjermani, ndërsa në çerekfinale i pret Shakhtari. /Telegrafi/

COMMENTS

x