Sot në xhuma hytbeja ju kushtua sigurisë në trafik: “Kush hyn në të kuqen në semafora bënë haram”

HomeKosovë

Sot në xhuma hytbeja ju kushtua sigurisë në trafik: “Kush hyn në të kuqen në semafora bënë haram”

Ligjërata e lutjes së të premtes në xhamitë e Republikës së Kosovës i është kushtuar sigurisë në trafik.

Kjo me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës pas takimeve që përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës patën me organet e rendit.

“Respektimi i rregullave të trafikut është detyrim për çdokë, derisa nuk bie ndesh me fenë. Zoti ne Kuran thotë ‘mos e çoni veten tuaj në shkatërrim’, ka thënë Abdyl Rrahmani, imami i xhamisë te Tregu me Shumicë në Zonën Indsutriale në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

“Nëse keni hyr në semafor të kuq keni bërë haram”, ka theksuar imami i kësaj xhamie.

COMMENTS