fbpx

Sot nafta kushton më lirë por shtrenjtohet benzina, ministria publikon çmimet e derivateve

HomeLajmeKosovë

Sot nafta kushton më lirë por shtrenjtohet benzina, ministria publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 48 orët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 83 centë duke rënë kështu për një centë krahasuar me ditët e mëparshme, për benzinë 1 euro e 76 centë, derisa për gaz është 76 centë, shkruan Reporteri.net.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 48 orë.

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

COMMENTS

x