Sot miratohet vendimi për hyrjen e Kroacisë në eurozonë

HomeLajmeBota

Sot miratohet vendimi për hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Sot, ministrat e financave të BE-së nënshkruajnë zyrtarisht bashkimin e Kroacisë me eurozonën që nga 1 janari i vitit 2023.

Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha dje se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë shteti i 20-të anëtar i eurozonës, raporton HRT.

“Ministrat e Financave do të marrin vendimin përfundimtar nesër. Ai do të përcaktojë kursin fiks të këmbimit të kunës dhe euros”, tha Domvrovskis.

Në samitin e Këshillit Evropian më 24 qershor, liderët e vendeve anëtare të BE-së rekomanduan hyrjen e Kroacisë në eurozonë.

Përtej faktit që vendet si Bullgaria, Çekia, Danimarka, Hungaria, Polonia, Rumania, dhe Suedia janë anëtare të BE-së ato nuk janë të përfshira ende në familjen e monedhës Euro.

Bullgaria është vendi i radhës që kërkon t’i bashkohet Eurozonës, një objektiv që shpreson ta arrijë deri në janar 2024.

COMMENTS

x