fbpx

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës së parë për sesionin vjeshtor

HomeLajmeKosovë

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës së parë për sesionin vjeshtor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës janë pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës si pikë e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022.

Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – zgjedhja e një anëtari të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Kryesia në rend dite ka edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 4 gusht 2022 – votimi në lexim të dytë i projektligjit për Qeverinë e Kosovës, votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë, shqyrtimi i strategjisë së sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një anëtari të bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”, formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jenë për shqyrtim të parë një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Rendi i ditës:

I.      Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II.       Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.
III.    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV.    Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022:

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
10.     Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

11.     Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

12.     Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

13.     Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

14.     Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

x