fbpx

Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja kryesore në Prishtinë

HomeKosovë

Sot luhen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja kryesore në Prishtinë

Sot do të luhen edhe tri ndeshjet e mbetura, në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Përballja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi i Prishtinës me Ballkanin.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

Prishtina nën trajnerin Ismet Munishin e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa sot synon ta vazhdojë këtë ecuri.

Në anën tjetër, Ballkani pas kualifikimit historik në Ligën e Konferencës, do të synojë rezultate pozitive edhe në Superligë.

Në dy ndeshjet tjera, Dukagjini përballet me Gjilanin, dhe Drenica me Ferizajin.

Dy përballjet fillojnë me fillim nga ora 15:00.

x