fbpx

Sot koalicioni ”E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër!

HomeRajoni

Sot koalicioni ”E zeza në të bardhën” shpalos planin, Abazoviq për kryeministër!

Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.

Siç është bërë e ditur nga Lëvizja Qytetare URA, në media do të flasin lideri i asaj partie dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të qytetarëve të CIVIS-it, Srđa Paviçeviq.

Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës, shkruan RTCG, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, në konferencës e sotme, pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviq për kryeministër.

COMMENTS

x