Sot firmoset për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

HomeLajmeBota

Sot firmoset për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Vendet anëtare të NATO-s do të nënshkruajnë sot se selinë e NATO-s në Bruksel protokollet e nevojshme për të ftuar Suedinë dhe Finlandën t’i bashkohen Aleancës Euroatlantike.

Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde dhe homologu i saj finlandez Pekka Haavisto pritet të marrin pjesë në ceremoni së bashku me përfaqësuesit të aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh.

Protokollet të cilat pritet të firmosen sot do të lejojnë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të ftojë zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me Aleancën.

Turqia ra dakord të heqë kundërshtimet e saj ndaj kërkesës së dy vendeve nordike për t’u bashkuar me NATO-n në një marrëveshje të minutës së fundit përpara fillimit të samitit të NATO-s në Madrid javën e kaluar.

Ankaraja ka akuzuar dy vendet se mbështesin Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), një milici kurde me bazë në Siri.

Turqia i ka cilësuar të dyja organizatat terroriste.

Dy vendet nordike i hodhën poshtë akuzat.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n më 18 maj.

Por Turqia e ka bllokuar kërkesën e tyre për javë të tëra, duke përmendur shqetësime të lidhura me terrorizmin.

Pranimi i anëtarëve të rinj në Aleancën Atlantike kërkon unanimitet.

Procesi u bë i mundur pasi tre krerët ranë dakord të bashkëpunojnë në një sërë përpjekjesh kundër terrorizmit, duke përfshirë marrëveshjet e ekstradimit dhe angazhimet për t’i dhënë fund embargove të armëve./abcnews.al

COMMENTS

x