Kosovë
Sondazhi nga RTV Dukagjini për Gjilanin: Lutfi Haziri 49.6%, Alban Hyseni 41.9%
RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting.
Janë intervistuar 1065 veta në periudhën 21-28 shtator 2021.
Margjina e gabimit në këtë sondazh është deri në 3 përqind.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për kryetar komune do të mbaheshin këtë diel”, kanë dalë këto rezultate për vote të padeklaruar:
Lutfi Haziri – LDK: 49.6%
Alban Hyseni – LVV: 41.9%
Leonora Morina – Bunjaku – PDK: 3.6%
Nazim Gagica – AAK: 1.8%
Nuk e di: 1.8%
Refuzon të përgjigjet: 0.7%
Lulzim Bexheti: 0.3%
Gani Neziri: 0.2%
