fbpx

Sondazhi i shtatorit i UBO Counsulting tregon se Albin Kurti dhe Vetëvendosje vazhdojnë të prijnë bindshëm

HomeLajmeKosovë

Sondazhi i shtatorit i UBO Counsulting tregon se Albin Kurti dhe Vetëvendosje vazhdojnë të prijnë bindshëm

Sondazhet e fundit të muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm në popullaritet, por sërish do ti fitonte bindshëm zgjedhjet.

Më 14 shkurt të vitit 2021, Vetëvendosje fitoi bindshëm Zgjedhjet e Jashtëzakonshme duke i marrë 50.2 për qind të votave. Por, pas ardhjes në qeverisje, kjo parti duket se nuk po ia del që të ruajë popullaritetin që e kishte.

Ajo tashmë sipas UBO Consulting gëzon nbi 37 për qind të popullaritetit dhe i ikën me 15 për qind partisë së dytë, që tashmë është LDK. Pra, Albin Kurti edhe në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë të sigurtë postin e kryeminisitrit në bazë të pelqyeshmërisë së publikut dhe votuesve.

I ballafaquar me krizën më të tmerrshme pandemike në 100 vitet e fundit dhe me krizën ekonomike pas saj si rrjedhojë e pasojave të pandemisë dhe Iuftës në Ukrainë, Kurti vazhdon të orijë bindshëm së bashku ne Vetëvendosjen, përkundër kritikave të panumërta nga thuajse komplet spektri medial.

Lidhja Demokratike (LDK) duket po arrin të konsolidojë radhët me një shpejtësi të madhe, duke shfrytëzuar krizën dhe zgjeshjen e Vjosa Osmanit presidendte, duke ia marrë shumicën e votave Listës Guxo. Kjo parti politike në Zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i merrte pak mbi 12,7 për qind, duke e vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e saj – përkundër që është partia më e vjetër parlamentare në vend.

Por, LDK ka arritur të rikuperojë përgjatë kohës sa Lumir Abdixhiku është në krye. Kjo parti politike i kishte 19,4 për qind në muajin prill 2022, për të kërcyer në 20,3 në qershor dhe më pas 22,3 në muajin shtator.

Për ta ilustruar më mirë, kjo parti kishte qenë larg Vetëvendosjes për 37,5 për qind (50,2-12,7) por tashmë është afruar në 15 për qind (37,3-22,3).

Së fundi, kësaj partie politike iu bashkua edhe deputetja e Listës Guxo dhe Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, znj. Doarsa Kica Xhelili. Guxo në anën tjetër, përkundër mbajtjes së Kuvendit themelues pikërisht në shtator, është në shifra krejtësisht të shpërfillshme (1,5 për qind) dhe shumë shumë larg mundësisë së mbijetesës në skenën partiake politike.

Por, 15 pët qindëshi mund të rritet sërish pas kalimit të krizës dhe ndonjë fushate, ku Albin Kurti llogaritet një orator i jashtëzakonshëm dhe larg Abdigjikut.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po ashtu ka shënuar rritje në shtator, por kjo parti kishte pasur rënie nga prilli në qershor.

Nuk dihet saktësisht se çka ka pezmatuar në muajin qershor votuesit dhe mbështetësit e kësaj partie që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

PDK-ja në anën tjetër, ka pasur po ashtu një rënie dhe një ngritje të çuditshme. Në vetëm dy muaj, kjo parti është rritur për 0,3 për qind (nga prilli në qershor) për të rënë sërish për 0,2 për qind (nga qershori në shtator).

x