Connect with us

Lajme

Sondazh: Kush do të udhëheq me Prishtinën pas zgjedhjeve lokale 2021? (Voto)

Publikuar

me

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021.

Këtë të diel qytetarët do të votojnë për kryetarët e tyre të ri. Lajmishqip nga sot fillon me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen disa nga komunat kryesore të vendit lidhur me atë se, sipas lexuesve tonë kush do të ishte kandidati i duhur për të udhëhequr komunat përkatëse!?

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse, dhe se një përson mund të votoj vetëm një herë.

Serinë e këtyre sondazheve ne e fillojmë me komunën ma të madhe në vend, Prishtinën. Në garë për kryetar të Prishtinës janë katër kandidatët kryesor: Arben Vitia (AAK), Daut Haradinaj (AAK), Përparim Rama (LDK) dhe Uran Ismaili (PDK).

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Prishtinës është 195,978, numri i qendrave të votimit 52, numri i vendvotimeve 238.

Më 15 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale për të gjitha komunat kryesore në vend. Për parë sondazhet tjera klikoni KËTU.

[socialpoll id=”2788290″]

Reklama
Komentet