Connect with us

Lajme

Sociologu serb godet Vuçiqin dhe kishën serbe: S’kemi ndryshuar që nga viti 1991, nacionalizmi veç po forcohet

Publikuar

me

Sociologu serb nga Novi Sad, Milos Peroviq, vlerëson se nacionalizmi në shoqërinë serbe është “në një fazë terminale” dhe shtoi se nuk sheh asnjë forcë politike që distancohet nga ky fenomen negativ shoqëror.

“Sot, për mendimin tim, nacionalizmi është në fazë terminale. Demoni i nacionalizmit po forcohet gjithnjë e më shumë institucionalisht dhe njerëzit që e kundërshtojnë po largohen nga ky vend, brezat e rinj po rriten mbi mite dhe legjenda, e situata sa vjen e përkeqësohet”, tha Peroviq në intervistë për portalin e Novi Sad-it, “Voice”.

Sipas tij, ideologjia që çoi në luftërat e viteve ’90-ta është ende në pushtet.

“Ne ende nuk kemi lëvizur nga viti 1991. Sot jemi edhe më keq në shumë mënyra. Në atë kohë, kishte të paktën një rezistencë më të madhe ndaj asaj ideologjie brenda shoqërisë sesa sot. Sot, kjo rezistencë është reduktuar në grupe krejtësisht margjinale të individëve. Nuk është problem në rrugë, është problem në institucione, shkolla, media dhe qarqe akademike”, tha Peroviq, raporton N1.

Sociologu serb përmendi se të rinjve nacionalizmi po iu imponohet përmes sistemit arsimor dhe pasojat e futjes së mësimit fetar në shkolla vetëm kanë filluar të vërehen.

“Të rinjtë zgjedhin konservatorizmin, sepse ai u paraqitet si diçka e dëshirueshme. Ajo që është veçanërisht interesante është se gjatë dekadës së kaluar, vendi deklarativisht ishte në favor të integrimit evropian, por në thelb bëri gjithçka kundër tij”, tha Peroviq.

Po ashtu, ai tha se roli i Kishës është bërë i rrezikshëm dhe mendon se do të rritet gjithnjë e më shumë.

“Pushteti politik ka ende pushtet mbi Kishën, pavarësisht nga gjithë fuqia e tij, por kam frikë se në të ardhmen kjo nuk do të jetë më kështu, por se do të jetë si ajo që ndodhi në Mal të Zi – se kisha do të jetë bartësi kryesor i pushtetit politik. Për mendimin tim, ky është niveli më i ulët që mund të arrijë shoqëria serbe”, u shpreh Peroviq./syri.net

Reklama