Connect with us

Lajme

Sociologu nga Shqipëria: Big Brother degradim kulturor, shkatërron shoqërinë

Publikuar

me

Emisioni Big brother, është emisioni më i shikuar dhe më i komentuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Ky shou ka shkaktuar shumë reagime, nga njerëzit e thjeshtë, tek politika e deri tek filozofët dhe sociologët. E së fundi ka reaguar edhe sociologu nga Shqipëria, Ergys Mertiri.

Më anë të një postimi, Mertiri ka thënë se formati Big Brother fiton audiencë në mungesë të vlerave, duke përdorë instiktin pervers për biznes.

Big Brother eshte nje menyre per te peshkuar audience me lehtesi, pa u lodhur. Duke shfaqur produkte qe i drejtohen instiktit dhe jo arsyes, qe shfaqin vulgaritetin dhe jo finesen, qe spektakolarizojne vesin dhe jo virtytin, idiotesine dhe jo mençurine fitohet audience te kurriz te vlerave”, ka shkruar Mertiri.

Më tutje, sociologu ka thënë se Big Brother është degradim kulturor që shkatërron shoqërinë.

“Shoqeria e bigbradherizuar humbet vlerat, kulturen, humanitetin, autenticitetin duke u natyralizuar me marrezine, vesin, banalitetin, anormalitetin. Shkurt Big Brother kontribuon ne degradimin kulturor te shoqerise”, shkruan ai.

Reklama