fbpx

Skandaloze: U rinovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

HomeLajmeKosovë

Skandaloze: U rinovua para rreth 1 muaji, por çahet sërish rruga në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Për mbi një vit, rruga magjistrale në hyrje të Prishtinës nga Mitrovica kishte devijim, pas një rrëshqitje të madhe të dheut.

U deshën shumë kohë që ky problem të sanohej, e kur u rregullua duket se nuk u bë si duhet, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët i kanë thënë Gazetës “Jepi zë” se pjesa e rrugës në Shkabaj, është plasaritur me të madhe.

Siç shihet edhe në fotografi, vërehet plasaritja në një gjatësi të konsiderueshme.

Sipas dëshmitarëve që kaluan atë rrugë, është vërejtur që asfalti ka nisur që sharrojë, duke aluduar se nuk i është bërë si duhet puna me zhavor dhe gurë.

x