fbpx

Skandaloze: Tetë lojtarë të Prishtinës pozitiv me COVID-19, anulohet edhe ndeshja e Prishtinës në Europa League

HomeSportSporti vendor

Skandaloze: Tetë lojtarë të Prishtinës pozitiv me COVID-19, anulohet edhe ndeshja e Prishtinës në Europa League

Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar dhe UEFA pritet të marr vendim për këtë ndeshje.

Vendimi është marrë nga autoritetet e Gjibraltarit dhe kësisoj rasti kalon në duart e Komitetit Disiplinor të  UEFA-s.

Prishtinës para ndeshjes i kanë rezultuar tetë futbollistë pozitivë me COVID-19.

Bëhet fjalë për Armend Thaqin, Lorik Boshnjakun, Muharrem Jasharin, Diar Miftarajn,  Alban Muqiqin, Eglant Haxhon, Leotrim Bekteshin dhe Besnik Krasniqin, shkruan Telegrafi.

Tani futbollistët e Prishtinës pritet të rikthehen në Kosovë.

Zyrtari i FC Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”.

Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit, ku së shpejti mund ta kemi nj të tillë.

COMMENTS

x