fbpx

Skandaloze: Eurodeputeti francez e quan UÇK-në organizatë terroriste, inicion propagandën nga Ura e Ibrit

HomeLajmeKosovë

Skandaloze: Eurodeputeti francez e quan UÇK-në organizatë terroriste, inicion propagandën nga Ura e Ibrit

Eurodeputeti  francez, Nicolas Bay, ka bërë një deklaratë skandaloze, duke i ka cilësuar shqiptarët dhe UÇK-në, si organizatë terroriste.

Këtë, eurodeputeti francez, e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku bashkëngjitur ka postuar edhe një foto me disa serbë, të cilët, Bay, i ka cilësuar si heronj të popullit serb, shkruan lajmi.net.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka thënë Bay.

Përveç kësaj, ai ka vazhduar me postimet, duke gënjyer se kinse në Kosovë ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit, sipas eurodeputetit francez, është frikësimi i serbëve.

“Ne ishim ende para disa orësh në Mitrovicë ku sapo ka filluar një operacion i gjerë policor, qëllimi i të cilit është të frikësojë serbët, të pengojë lirinë e tyre të lëvizjes, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë”, ka shpifur eurodeputeti francez, Bay, në postimin e tij.

Pos këtyre, Bay, shkon aq larg sa, serbët i cilëson si mburoja e qytetërimit evropian.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, ka thënë Bay.