fbpx

Skandaloze, Basha publikon dokumentin në Opinion ku verteton se Qeveria ka fshehur numrin e viktimave nga Covid 19

HomeLajmeShqiperi

Skandaloze, Basha publikon dokumentin në Opinion ku verteton se Qeveria ka fshehur numrin e viktimave nga Covid 19

“Prokuroria të vijë këtu dhe të sekuestrojë dokumentet”

Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit Opinion në Tv Klan, ku ka zbuluar një dokument, që sipas tij, tregon numrin real të viktimave që kanë humbur jetën nga Covid.

Sipas Bashës, ky numër është më i madh se sa shifrat e deklaruara nga qeveria.

Kyredemokrati tha se për periudhën Mars-Tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga Covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga COVID-19.

Këtë argument Basha e mbështet mbi një dokument, që thotë se Partia Demokratike e ka siguruar nga Morgu i QSUT.

“Ka ardhur një denoncim që është verifikuar sot dhe keni vdekjet e vërtetuara si vdekje nga Covidi në Morgun e Tiranes. Vdekjet e vërtetuara janë vetëm të pacientëve në spitalet covid, jo atyre që kanë vdekur në shtëpi. Ne disponojmë edhe listën me emrat e viktimave. Qevera ka bërë politikë me vdekjet. Ai është dokument i ardhur drejtpërdrejt nga morgu. Nëse sot do kishin Prokurori funksionale, në këtë moment këtu duhet të vinin prokurorë dhe të shkojnë të marrin dokumentet në morg. Këto janë lista zyrtare të morgut të QSUT. Dhe unë po i bëj thirrjeProkurorisë nga kjo studio. Punë që normalisht do lejohej t’i bënte media, media po pengohet. Qeveria ka fshehur numrin e vikmtimave dhe kjo tani është e vërtetuar. Po i bëj thirrje prokurorisë të shkojë në morg dhe të marrë evidencat e plota që na kanë ardhur ne që është bërë politikë me vdekje, është fshehur numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të covidit”, tha Lulzim Basha./tvklan.al

COMMENTS