fbpx

Skandali i Speciales me dëshmitarin e rrejshëm, Tasholli kërkon “hetim special”

HomeLajmeKosovë

Skandali i Speciales me dëshmitarin e rrejshëm, Tasholli kërkon “hetim special”

Analisti politik dhe studiuesi i Filozofisë, Ismail Tasholli ka reaguar për skandalin e Speciales të publikuar dje në media.

Me anë të një postimi në Facebook, Tasholli ka thënë se Specialja ka nevojë për hetim special, shkruan lajmi.net.

“Jo veç një dëshmitar i rrejshëm, por një rrjet i tërë në skandalin e zbuluar të Speciales” – na u tha dje nëpër media. Specialja ka nevojë për një HETIM special, masi e ka marrë drejtësinë, KAQ PA NDERSHËM, veç në duart e veta”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se një dëshmitar ka dhënë deklarata të rrejshme në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke pretenduar se ata ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Më pas, ky person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka tërhequr deklaratat e tij, duke pohuar se ishte nxitur nga një person tjetër që të gënjente.

Dëshmitari që kishte dhënë deklarata të rrejshme, si dhe personi që e kishte nxitur për t’i dhënë ato deklarata, del se kishin lidhje me Shërbimin Sekret Serb.

Ky është zbulimi shokues që ka bërë ekipi mbrojtës i Kadri Veselit, në një parashtresë të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Personi që kishte nxitur këtë dëshmitar të trillonte, të cilin mbrojtja e quan “informator”, sipas shkresës, kishte pasur kontakte të rregullta dhe direkte me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe me Prokurorin e Specializuar.

“Në tetor 2022, një dëshmitar u paraqit për të pretenduar se z. Veseli dhe z. Thaçi ishin përgjegjës për rrjedhjen e dokumenteve që ishin në qendër të rastit Gucati dhe Haradinaj pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës”./Lajmi.net