fbpx

Skandal| Eksperti britanik publikon pamjet: Ministri i Vuçiqit pranë ushtarit serb që bart simbolin rus ‘Z’

HomeLajmeRajoni

Skandal| Eksperti britanik publikon pamjet: Ministri i Vuçiqit pranë ushtarit serb që bart simbolin rus ‘Z’

Kremlini po merr përkrahje nga nivelet e larta shtetërore të Beogradit.

Veçanërisht një gjë të tillë po e bënë ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin.

Vulin gjatë takimit me disa nga pjesëtarët e policisë, afër tij është parë edhe një ushtar i cili në veshjen e tij vërehet simboli famëkeq i agresionit ushtarak rus “Z”

“Skandal. Ushtari serb me simbolin e agresionit të Ushtrisë ruse. Ministri i Brendshëm serb Vulin nuk duket i shqetësuar, ndoshta është krenar për këtë para shefave të tij Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin”, shkruan Daniel Smith në Twitter.

Ambasada e Ukrainës në Beograd kishte thënë se “Z” do të thoshte ‘Vrisni ukrainasit’. Kjo Ambasadë u pati bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të largojnë këtë simbol nga muret e ndërtesave dhe makinat.

COMMENTS

x