fbpx

SKANDAL! Drejtoresha e Shkollës “Naim Frashëri” nuk dëshironte nxënës me Sindromin Down

HomeLajmeKosovë

SKANDAL! Drejtoresha e Shkollës “Naim Frashëri” nuk dëshironte nxënës me Sindromin Down

Tash e dy vite, në vazhdimësi ka ankesa për punën e Shqipe Vllasaliu- Mehmedi, drejtoreshë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në kryeqytet.

Ankesa për punën e saj kanë shprehur mësimdhënësit e kësaj shkolle, nxënësit dhe Këshilli i Prindërve.

Raporte jo të mira si prind me drejtoreshen Vllasaliu- Mehmedi, ka pasur edhe një prind (emër i njohur për redaksinë) i cili vite më parë kishte bërë kërkesë për regjistrimin e djalit të tij, i cili është me Sindromin Down.

“Djalin tim nuk kanë deshtë me pranu në shkollë, shkak Sindromi Daun. Atë vit ka qenë drejtoreshë bashkëshortja e Skender Hysenit, Drita Hyseni. Pasi që është regjistru Drita së bashku me drejtoreshen e tanishme Shqipe Vllasaliu kanë desht me ma largu djalin prej shkolles”, ka thënë ai.

Personi në fjalë, fillimisht kishte marrë përgjigje negative sa i përket regjistrimit të djalit në shkollë, porse dëshira për të parë djalin e tij përkrahë moshatarëve të tij në bankat shkollore, bëri që ai mos të dorëzohej derisa  kërkoi edhe ndihmen e shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

 “Duke i pa sjelljet e drejtoreshes Shqipe Vllasaliu si ndaj mësimdhënësve, si ndaj personave që mirëmbajnë shkollen, e poashtu edhe ndaj djalit tim shumë herë kam deshtë me shku në zyre, por që prapë nuk e kam pas të mundun, nuk kam mujt”, ka treguar tutje ai.

Drejtoresha e shoqates “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri, ka konfirmuar për Indeksonline se ka raste të shumta ku pas angazhimit të saj janë pranuar disa fëmijë me Sindromin Daun në shkolla.

“Pjesë e shkollave janë rreth 90 femijë. Sa i përket regjistrimit  në shkolla  këto vitet e fundit ky proces është permisuar por vazhdon të mbetet shumë sfidues shërbimet të cilat ofrohen brenda shkollave për femijet me Sindromen Down, numri i madh  i nxëneseve në klasa,  mungesa e asistenteve, mungesa e mjeteve didaktike,  kemi raste edhe kur mesimdhenesit adresojne kërkesa tek prinderit për të siguruar një asistente për arsye të shumta dhe sigurimi i  asistenteve ështe një barrë shumë e madhe  financiare për familjen në këtë rast prinderit”, ka thënë Beqiri në një prononcim për IO.

“Nuk e di pse kanë refuzuar të më pranojnë djalin tim në shkollë, pas presionit që na kanë bërë kemi marrë një kujdestare dhe e kemi pagu 200 euro, kurse në pushim më është dashtë vet me shku me e pa. Nuk e di se si jam përmbajtur pa ja thënë të gjitha në fytyrë, por kur kam dëgju se çka i bën stafit jamë tmerru. Ajo mundohet t’i poshtërojë të gjithë”, ka vlerësuar tutje ai.

Përveç shkollimit, sfidë për personat me Sindromin Daun vazhdon të jetë edhe punësimi.

“Edhe pse legjislacioni në fuqi garanton dhe jep prioritet punësimit të personave me aftesi të kufizuar  ligjet në praktike nuk gjejnë zbatim deri më tani, në institucione publike kemi të punësuar vetem një person me sindromen Doën, ndërsa në instutcione private 11 persona me sindromen Doën janë të punesuar”, ka thënë drejtoresha e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri.

Ankesat dhe pakënaqësitë e mësimdhënësve të kësaj shkolle janë dorëzuar në Drejtorinë komunale për Arsim (DKA), por asnjë nga to nuk janë marrë parasysh meqë deri tashti drejtoresha e kësaj drejtorie, Shpresa Shala, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundrejt ankesave të protokolluara.

Komuna e Prishtinës, Drejtorina e Arsimit nuk kanë dhënë përgjigje për çështjen në fjalë.

COMMENTS

x